Dakordësia Kosovë-Serbi për personat e zhdukur, Zaracin: ZSO është pranuar në Prishtinë, presim ta tregojnë

I dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Zaracin shprehet se Prishtina ka pranuar ta përmbushë obligimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe dhe pret që ta tregojë.
Pas vizitës së tij në Prishtinë, Zaracin, u shpreh se Gjermania dhe partnerët ndërkombëtarë kanë qenë gjithmonë të qartë se presin që Prishtina ta përmbushë obligimin e saj për ZSO-në, duke shtuar se përshtypja e tij është se ajo tani është pranuar në Prishtinë.
“Përshtypja ime është se kjo, për palën kosovare, temë shumë e vështirë e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe tani është gëlltitur… mund të jem gabim, por kjo është përshtypja nga takimet e mia në Prishtinë – se ata kanë bëri një hap përpara”. Dhe ne presim që ata ta tregojnë atë në fushë në ditët dhe javët në vijim”, tha Zaracin, raporton Tanjug.
Ditën e martë (4 prill) u mbajt në Bruksel takimi mes kryenegociatorëve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë.
Në takimin mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçakut, dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, u ra dakord për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur. Kjo sipas Petkoviç, do të miratohet zyrtarisht në një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




