Dana White: Dustin Poirieri e pranoi duelin, tani pres përgjigjen

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë se Dustin Poirier ka pranuar ofertën e bërë nga UFC-ja për të dueluar ndaj Conor McGregor. Sipas numrit 1 të arteve marciale mikse, kjo ofertë i është bërë edhe irlandezit, që deri më tani nuk ka kthyer përgjigje.
Në fakt, dy sportistët kishin pranuar në media se janë gati të përballen mes tyre në një duel bamirësie, më 12 dhjetor në Dublin (Irlandë). Gjithsesi, UFC-ja ka ndërhyrë dhe kërkon ta organizojë vetë këtë sfidë, duke qenë se ajo ka interes për fansat dhe shumë të ardhura.
“Ne i ofruam një duel dy sportistëve, që të përballen mes tyre në janar. Poirier e pranoi ofertën tonë, tani presim një përgjigje nga McGregor”, tha Dana White. Irlandezi u përball për herë të fundit në janar të këtij viti dhe pas disa muajsht deklaroi se do të tërhiqet nga sporti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




