Dana White injoron McGregor: Nuk merrem me ata që janë tërhequr

Presidenti i UFC-së u shpreh se nuk do të merret më me Conor McGregor, përderisa ky i fundit deklaroi se është tërhequr nga sporti. Sipas numrit 1 të arteve marciale mikse, irlandezi nuk është më në planet e tij .
“Ai është tërhequr nga sporti. Nuk dua të më bëni pyetje për njerëz që janë tërhequr. E përsëris, ata nuk janë më pjesë e UFC-së, pasi janë tërhequr nga sporti. Unë as që mendoj më për ata njerëz”, tha Dana White.
Më tej, presidenti i UFC-së, tha: “Sot janë shumë të rinj që po vijnë në kafaz dhe që duan të afirmohen. Janë ata të rinj për të cilët po mendoj, pasi ata duan të duelojnë. Ata janë njerëzit ku jam fokusuar tani”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




