DASH: Sfidat janë pavarësia e gjyqësorit, gjendja e medias dhe korrupsioni

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020. Raporti përmend disa nga çështjet me të cilat u përballë Shqipëria. Ato janë pavarësia e gjyqësorit, gjendja e medias dhe korrupsioni.
“Ndjekja penale, dhe veçanërisht dënimi, i zyrtarëve që kryen abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale.” vlerësohet në raportin e DASH.
Sipas këtij raporti rastet burimet e kufizuara penguan hetimet e rasteve të korrupsioni
“Disa agjensi qeveritare hetuan raste korrupsioni, por burimet e kufizuara, rrjedhjet e të dhënave hetimore, presionet politike reale apo të perceptuara i penguan hetimet. Midis janarit dhe shtatorit, zyra e prokurorit të përgjithshëm regjistroi 20 raste të reja korrupsioni dhe pushoi shtatë prej tyre. Departamenti i Administratës, Transparencës dhe Antikorrupsionit hetoi 29 raste, duke rezultuar në 115 masa administrative dhe 153 masa disiplinore.”- nënvizon raporti i DASH.
Ndonëse vlerëson rolin aktiv te mediave, ne raportin e DASH ngihet shqiptesimi i perdorimit te mediave si mjet shantazhi.
“Pronarët e bizneseve përdorën lirisht mediat e tyre për të fituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre tek partitë politike. Shumica e pronarëve të stacioneve televizive private përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar tek veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera.”
“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve i vunë kufizime medias së shkruar të pavarur, dhe gazetarët thuhet se praktikuan vetëcensurë. Pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të zbatueshme të punës uli pavarësinë e reporte rëve dhe kontribuoi në paragjykimine në raportimet e tyre,” vlerësohet në raport.
Raporti vlereson edhe refomen ne drejtesi, te mbeshtetur fort nga SHBA, ndersa permend edhe rolin e Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe nenvizon se deri në nëntor, 125 gjykatës dhe prokurorë u shkarkuan, 103 u konfirmuan, ndërsa 48 të tjerë dhane dorëheqjen që të mos i nënshtroheshin vetingut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




