DASH: Wagner po përpiqet të përdorë Malin si pikë tranziti për transportimin e pajisjeve ushtarake drejt Ukrainës

Botë | 3 vite më parë

Grupi paraushtarak rus Wagner është përpjekur të fshehë përpjekejt e tij për të siguruar pajisje ushtarake që synon t’i përdorë në luftën në Ukrainë. Ai po përpiqet që të përdorë si vend tranziti Republikën e Malit në Afrikë, ku forcat e tij janë të pranishme. 

Për transaksione të tilla, Wagner po përdor dokumente të rreme, u shpreh për gazetarët zëdhënësi i departamentit të Shtetit Mathju Miller.
Ai argumentoi se ka të dhëna se Wagner ishte përpjekur të blinte sisteme ushtarke nga furnizues të huaj dhe t’i trasportonte ato përmes Malit si palë e tretë. 

“Ende nuk kemi parë të dhëna që blerje të tilla janë finalizuar apo zbatuar, por po e vëzhgojmë nga afër situatën” vijoi Miller. 
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit kujtoi se Uashingtoni kishte vendosur sanskione ndaj një numër individësh dhe subjektesh që mbështesnin veprimet ushtarake të Wagnerit. 

Në fillim të këtij muaji, paralamenti francez miratoi një rezolutë ku i kërkohej Bashkimit Europian ta shpallte zyrtarisht Wagnerin si grup terrorist. Kjo lëvizje erdhi pasi SHBA shpalli Wagnerin organizatë transkombëtare kriminale në muajin janar. 

Në mënyrë të përsëritur Wagner dhe themeluesi i tij janë sanksionuar nga SHBA dhe BE për abuzimi me të drejtat e njeriut në Afrikë si dhe për pjesëmarrje në pushtimin rust të Ukrainës. Vendet perëndimore gjithashtu kanë ngritur shqetësime për aktivitetet e mercenarëve në Mali.

/ RTSH /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme