De Gea ndjesë tifozëve të Manchester United

David de Gea e pranon se rezultati 7-0 në humbjen e Manchester United në “Anfield Road” përballë Liverpool nuk duhej të ndodhte. Të sapo shpallur fitues të kupës “Carabao”, duket se u kthyen me këmbë në tokë teksa pësuan një humbje e cila do të futet në histori.
Kjo është humbja më e thellë e pësuar nga “Djajtë e kuq” pas thuajse 90 vitesh, e fiundit ishte po në shifrat 7-0 përballë Ëolverhampton. I prekur nga ajo çfarë ndodhi portieri i United, David de Gea u kërkoi falje tifozëve nëpërmjet rrjeteve sociale duke shkruar në postim: E di që ky mesazh nuk shkon, mirë në një ditë si kjo. Ishte një moment shkatërrues për ne dhe ky rezultat nuk duhej të kishte ndodhur, sidomos me momentin e mirë që po kalonim. Ne kemi një detyrim ndaj këtij klubi, ndaj stemës që mbajmë në fanellë. Është përgjegjësia jonë që të hedhim vështirimin përpara pasi shumë ndeshje në presin”. H.M.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




