DEA luftë pastrimit të parave në Shqipëri, Çuçi: Do ketë përfaqësuesin e saj të përhershëm në Tiranë

Politikë | 4 vite më parë

DEA amerikane do të ketë përfaqësuesin e saj të përhershëm në Tiranë, por jo një zyrë të sajën. Në kuadër të bashkëpunimit në luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, bashkëpunimi i Policisë së Shtetit dhe SPAK me DEA-n nuk do të bëhet më përmes zyrës në Athinë, por me përfaqësuesin e tyre në Tiranë.

Kjo u sqarua nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha në Kuvend se ky është tregues i forcimit të bashkëpunimit.

“E para njëherë ajo nuk është zyrë, por një person që DEA e ka caktuar të jetë permanent në Tiranë. Deri më sot ne bashkëpunonim me DEA-n përmes zyrës që ka në Athinë. Si rezultat i intensifikimit të bashkëpunimit që kemi pasur dy vitet e fundit me këtë zyrë dhe si nevojë për të qenë në një nivel bashkëpunimi të sinkronizuar, të dy dhe DEA dhe Policia e Shtetit, ranë dakord që të kishte një person që do të ishte rezident në Shqipëri që do të bashkëpunonte me Policinë e Shtetit dhe me SPAK”, tha Çuçi

Më herët DEA vuri në dispozicion një numër për shqiptarë për të denoncuar rastet e trafikut të drogës, ndërsa siguroi ruajtjen e anonimatit. Lidhur me këtë, ministri Çuçi tha se është plotësisht e koordinuar me Policinë e Shtetit dhe SPAK.

“Sa i përket numrit, është e koordinuar plotësisht me Policinë e Shtetit dhe me SPAK-un sepse informacionet për të shkuar më tej në një proces hetimor do të ndahen me Policinë e Shtetit dhe me SPAK. Nuk është për t’u shqetësuar prezenca e një përfaqësuesi, por është shenjë bashkëpunimit në nivelin më të lartë”, tha Çuçi.

DEA amerikane ka krijuar një linjë të posaçme denoncimi për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave të ardhura nga ky aktivitet për Shqipërinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme