Debat i fortë/ Kalaja-Kullurit: Pse nuk ju takoi Blinken? Kulluri: Po falsifikon debatin

Ervin Kulluri, sekretar për marrëdhëniet me publikun PD dhe gazetari Aulon Kalaja janë përfshirë në një debat të fortë të studion e emisionit “3D” në RTSH.
Kalaja i drejtoi pyetjen Kullurit se përse Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk zhvilloi takim me Lulzim Bashën. Nga ana tjetër, Kulluri akuzoi Kalanë se po falsifikonte debatin.
Debati:
Kalaja: Në rast se do kemi një Berishë jashtë skakierës si kryeministër, uleni ju në tryezën e diskutimit?
Kulluri: Nëse ai nuk tërhiqet nga ideja që unë jam kryetari i opozitës dhe kandidat për kryeministër, patjetër që diskutoj
Kalaja: Ajo është tryezë kolegjiale, sa i përket kryeministrit, kryeministra nuk zgjidhet sot, këta janë 2 vite me vonesë. Çdo palë që e ndjen veten opozitë, për mendimin tim duhet të jetë në tryezë, për ndoshta bashkim mekanik, por kështu siç ishin totalisht të përçarë. E Dyta ka të bëjë me kompozimin që do ketë PD në rast e Berisha nuk është. Unë besoj që ka mundësi PD të nxjerrë edhe liderë të tjerë. Në rast se kjo forcë e madhe që ka rrëzuar komunizmin dhe këta që bëjnë si dashnorë të amerikanëve, mirë ne e dinim që Blinken nuk takon Berishën, por pjesën tjetër pse nuk e takoi? Keni lidhje direkte me SHBA?
Kulluri: Jo mo jo
Kalaja: Po kështu flitet. Nëse do ekzistonte kjo histori, do dëshmohej me vizitën e Blinken
Kulluri: Po u shpallur non grata Berisha dhe pa iu kërkuar Bashës të ndërpresë bashkëpunimin e me Berishën si anëtar i Grupit Parlamentar, di gjë ti ta ketë përjashtuar vetë Basha Berishën? Unë këtë nuk e mbaj mend. Fakti është ky që pasi u shpall non grata…
Kalaja: Pyetja ime është si ka mundësi që Sekretari nuk e takon Bashën?
Kulluri: Çfarë lidhej ka kjo çështje?
Kalaja: Po si ça lidhje ka? Ju thoni që ne na kërkoi Amerika ta largojë Berishën. Për gjithë këtë sakrificë që ka bërë Basha për heqjen e Berishës, si ka mundësi që nuk e takoi?
Kulluri: E kërkuar apo nuk e ka kërkuar? Apo po gënjejmë?
Kalaja: Nuk e di, epo ta kishte takuar Blinken edhe mund të kisha një ide
Kulluri: Nuk i mban mend deklaratat e Yuri Kim?
Kalaja: Unë i mbaj mend. Por si ka mundësi që Blinken nuk ju takoi? Mbaroi historia, zero lidhje me SHBA
Kulluri: Është video montazh kërkesa e SHBA? Kemi falsifikuar ndonjë vendim të DASH ne?
Kalaja: Po pse nuk ju takoi Blinken?
Kulluri: Çfarë lidhje ka kjo?
Kalaja: Mos ma zgjat kot, më thuaj pse?
Kulluri: Se i do qejfi të takojë asnjë nga opozita, do të japë llogari ty dhe mua?
Kalaja: Pra ju nuk jeni ajo pjesa amerikane
Kulluri: Po falsifikon debatin
Kalaja: Jo unë po nxjerr të vërtetën
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




