Debati/ Kulluri: Berisha, non-grata, e pa negociueshme. Basha: Jeni vite drite larg bashkimit!

Politikë | 3 vite më parë

Sekretari për Marrdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, deklaroi në emisionin ‘3D’ në RTSH se çështja e Berishës si ‘non- grata’ është e panegociueshme.

Sipas tij, për çdo gjë mund të negociohet, për platformën, programin etj., por ‘non- grata’ e Berishës nuk negociohet nga PD. Ndërsa gazetarja Anila Basha e shikon të pamundur bashkimin e opozitës, pasi, sipas saj, “opozita është vite drite larg bashkimit”

“Kërkesat e Berishës janë që të dorëzojmë komisionin, kryesimin e tij, do vulën, të mos ketë lista të hapura dhe të gjithë janë të lumtur. Këto do doktori. Por dëshirat e tij nuk janë kushte për ne. Listat e hapura i kërkojmë që t’i kthejmë legjitimitetin Kuvendit.  Basha ka thënë për ‘armëpushim’ se si do të shkojmë në zgjedhje ku nuk shkohet të ndarë në 3 pjesë. Ka dhe falsitet edhe tek argumenteve ku thonë se ne jemi shumica. Këta s’kanë dalë në zgjedhje të mundin Bashën, por thonë regjimin. PD dhe e djathta nuk fitojnë të përçarë. Lidershipi është çështja e fundit. Negociohet programi, platforma, por Berisha ‘non grata’ është e panegociueshme. Ne nuk mund të hymë në kurs përplasje me SHBA-në. Po flasim për një vend që ka firmosur sovranitetin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Basha dha dorëheqje. A u tërhoq Berisha? Jo. Këlliçi ka humb me 65 mijë vota. Dhe tregon gishtin. Kjo është qesharake. Berisha nuk e do bashkimin e PD-së”, tha Kulluri.

/rtsh.al/

   


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme