Dedaj: Kush është kryetar i PD? Teliti: Berisha! Dedaj: Mos na bëj budallenj, thuaj të vërtetën

Gazetari i “Liberale”, Reldar Dedaj, është përfshirë në një debat me përfaqësuesin e “Rithemelimit” Dorian Teliti, duke e pyetur se kush është Kryetar legjitim sot i Partisë Demokratike?
Në “3D” nga z. Teliti u shpreh se Sali Berisha gëzon mbështetjen më të madhe të demokratëve në terren dhe këtë e kanë treguar proceset zgjedhore të zhvilluara pas rikthimit të ish-kryeministrit Berisha në PD.
Dedaj : Kush është Kryetari i PD-së që e njeh ligji?
Teliti: Si sot? |Po është Sali Bërsifsha kryetar i PD
Dedaj: Edhe këtë e thatë?! Nëse është Sali Berisha ,Jo Edi Rama por zot nuk ka që mund të pengoi bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore.
Teliti: Sali Berisha ka mbështetjen më të madhe të demokratëve në terren,
Dedaj: Ti spo tregon të vërtetën, po na bënë ne për budallenj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




