“Deduksione bashkëkohësie”/ Aleksandër Filipi, ekspozitë në Shkodër, sjell 25 punime artistike

Kulturë | 4 vite më parë

Një ekspozitë në kufijtë e një Eko ose Ekografie të unit e shoqërisë njerëzore e karakterit klasiko-modern ishte ajo që u çel në Galerinë e Arteve në Shkodër me titullin “Deduksione bashkëkohësie” nga artisti i ngjyrave Aleksandër Filipi, i cili erdhi si “Personazh i ftuar” për këtë vit.

Drejtuesi i Galerisë, Fatmir Juka pasi përshëndeti publikun pjesëmarrës u ndal tek karakteri artistik i punimeve të piktorit Aleksandër Filipi.

Në 25 punimet e artistit Filipi shquhet dinamika aq sa hera herës të duket sikur çdo gjë është në lëvizje ashtu si vetë koha apo njerëzit dhe kjo të fut në gjendjen e reflektimit e kjo e fundit duket sikur është edhe qëllimi i artistit nga kjo ekspozitë me filozofi diogjeniane.

Aleksandër Filipi ndonëse është lindur në Berat, origjina e tij është nga Shkodra ndërsa ka qenë pjesëmarrës në ekspozita dhe veprimtari të ndryshme artistike ku është vlerësuar me çmime të ndryshme. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 10 maj në Galerinë e Arteve të Shkodrës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme