Deklarata bombë e Karamuços: Ka thika pas shpine ndaj Dumanit, edhe brenda KLP

Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës, deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se ka thika pas shpine ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, madje edhe nga brenda KLP-së.
“Dumani, me deklaratat që ka bërë ditët e fundit, po i paraprin një situate që po akumulohet që nga gushti i vitit të kaluar. Ka arrestime që mund të prekin edhe imazhin e policisë. Por nuk mund të përziejmë gjithë policinë për 2- 3 individë. Ka pasur hezitim që nga muaji nëntor për të bërë arrestime të tjera në polici. S’ka folur kaq në mënyrë të d.p.d ndonjëherë Dumani. Nuk ka qenë mbledhje e lehtë ajo e KLP-së. Ka pasur debate dhe nga një pjesë e KLP-së. Brenda rrethit të prokurorëve ka rryma të caktuara, ca e duan, ca s’e duan. ‘Thikat pas shpine’ nuk i bëjnë mirë këtyre institucioneve. Ka njerëz që duan të sabotojnë punën e SPAK-ut. Po nxjerrin pengesa, nxisin debate publik. Për mosbashkëpunim ka folur gjatë Dumani. I janë vënë prita.”, tha Karamuço.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



