Dekori I qytetit të Gjirokastrës , emocion për qytetarët .

Edhe pse në kohë pandemie dritat shumëngjyrëshe që përcjellin atmosferën e festave të fundvitit nuk mungojnë në qytetin e gurtë . Një dekor ndryshe, I ndërthurur me zonën karakteristike të qytetit sjell cdo ditë prezencën e shumë qytetarëve në pazar. Qytetarët shprehen se dekori ishte I nevojshëm pasi jep doza optimiste dhe sjell atmosferë, edhe pse në një kohë të vështirë .Edhe bizneset në zonën muzeale kanë vlerësuar dekorimin, I cili sipas tyre ndikon edhe në frekuentimin e pazarit ,cka mundëson rritjen e ekonomisë së tyre .
Dekori i pazarit u financua edhe nga shoqata Tid Gjirokastra ne bashkëpunim me bashkinë e qytetit . Përfaqësuesi I shoqatës Tid Gjirokastra Albert Haloçi shprehet :
- Këtë vit kemi sjellë një dekor të veçantë për të konkuruar edhe qytetet e tjera .Kemi më shumë se kurrë nevojë për atmosferë festive pasi kaluam një vit të vështirë dhe plot stres. Shpresojmë që gjirokastritët viti I ardhshëm ti gjejë në rradhë të parë mirë më shëndet dhe plot begati.
Teksa shkrepin foto për të qënë në kujtime në këto festa, të këtij viti të vështirë për shqiptarët , mesazhet që përcjellin janë , për njw vit të mbarë për gjithë komunitetin gjirokastrit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




