Dekretimi i ndryshimeve për Komisionet Hetimore, Meta: Shkak për krizën politike

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vlerësuar si shkaktar të krizës politike dekretimin e ndryshimeve për Komisionet Hetimore. Për Metën këto ndryshime sjellin përjashtim të opozitës nga rol i saj.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se mungesa e llogaridhënies nga qeveria është diçka reale dhe jo imagjinare dhe se sipas tij vendi është kthyer në diktaturë.

“Jemi në një situatë tërësisht reale dhe aspak imagjinare.  Lidhur me vendimin e Presidenti të Republikës, përmes dekretit për Komisionet Hetimore, s’kam të drejtë të flas si president. Por është fakt se një arsye madhore ku ka hyrë kriza e institucioneve është tmerri i Ramës dhe i maxhorancës nga llogaridhënia që e garanton Kushtetuesja”, tha Meta.

Meta i është përgjigjur edhe komenteve të kryeministrit Edi Rama se “ka përfunduar koha e presidentit që udhëhiqte revolucione imagjinare të opozitës”.

“Po i rikthehem edhe një herë kryelindasit që udhëhiqte revolucion imagjinare. Kemi të bëjmë më një diktaturë reale, jo imagjinarë. Dhe të gjithë i mbajnë mend betejat e vërteta të zhvilluar jo vetëm këtu por edhe në komisionin e Venecias midis Metës dhe parlamentit monist. Ku të gjitha betejat Rilindja i humbi përfshirë edhe ato për lirinë e medias”, tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme