Delvinë, pandemia “falimenton” 15 biznese

Efektet e krizës së shkaktuar nga pandemia po ndihen edhe në bizneset e bashkisë së Delvinës. Që nga fillimi i kësaj gjendjeje e deri tani, administratorët e bizneseve po përballen me vështirësi të shumta ekonomike. Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm në këtë zonë duke shkaktuar edhe mbyllje përfundimtare të disa prej tyre.
Administratorët shprehen se nuk është aspak e lehtë të përballosh këtë situatë, pasi këto aktivitete , janë e vetmja mundësi për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.
“Ka qenë e vështirë për ne koha e pandemisë. Xhiroja ditore ka qenë shumë e pakët dhe jetesa është e papërballueshme. Fuqi blerëse nuk ka fare edhe pse jemi në prag festash. Shumë subjekte janë drejt falimentimit edhe ne madje, drejt asaj rruge jemi”, thotë një tregëtar.
“Fuqia blerëse ka rënë , e si pasojë edhe produkte nuk marrim shumë. Ky është i vetmi biznes nga ku fitojmë të ardhura për familjet tona dhe situata është realisht shumë e vështirë”, shprehet një tjetër administrator.
Shumica e subjekteve në Delvinë janë bar-kafe dhe dyqane ushqimorë .Sipas të dhënave zyrtare nga kjo bashki, që nga fillimi i vitit deri tani, janë mbyllur 15 subjekte dhe janë hapur vetëm 5 të rinj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




