Dembélé përplas PSG-në dhe Barçën, sheikët gati të paguajnë klauzolën

Një tjetër rast si ai i Neymarit po afrohet mes Barcelonës dhe PSG-së, ndonëse me shifra më të vogla. Në fakt, francezët kanë identifikuar Ousmane Dembélé si zëvendësuesin e Kylian Mbappé dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit: 50 milionë nëse blerja finalizohet sot, 100 milionë nga 1 gushti.
Në të dyja rastet, gjysma do t’i shkojë lojtarit që i skadon kontrata në vitin 2024 dhe rrethit të tij. Te Barça janë të zemëruar dhe janë të gatshëm të luftojnë, duke i kërkuar UEFA-s të hetojë nëse transalpinët respektojnë apo jo Fair Play-n financiar dhe nga i marrin të gjitha burimet e tyre financiare.
Zemërimi shkon paralelisht me pesimizmin, duke qenë se për shkak të problemeve të njohura financiare ata nuk mund të përballojnë ofertën e pasur të PSG-së për Dembélé, e cila tashmë është pranuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




