Dëmtimi i Hazard, mjeku belg shpjegon: Po e sforcon trupin e

Kris Van Crombrugge, mjeku i përfaqësueses së Belgjikës, e njeh Eden Hazard në mënyrë të përsosur. Gjatë një interviste të dhënë përi Laatste Nieuës ai foli për dëmtimin e ri të pësuar nga ish-sulmuesi i Chelsea, i cili është I detyruar të kthehet në fushën e lojës vetëm në vitin 2021. “Unë mendoj se ai e ka tejkaluar kufirin, se po e sforcon trupin e tij pak më shumë se sa duhet. Në Madrid, pritjet janë të mëdha. Edeni të jep përshtypjen se është mjaft i papërshkueshëm nga presioni, por askush nuk i shpëton stresit, i cili mund të ndikojë në muskuj. Mendoj se toni i muskujve të tij është paksa i lartë për momentin dhe kjo mund të rrisë shanset e dëmtimit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




