Dëmtohet Lewa, Barcelona “humb” gola dhe euro në prag të “el

Spanjë | 4 vite më parë

Java që sapo u mbyll ka qenë negative për Barcelona-n, e cila lajmëroi sot se ka humbur për një kohë të papërcaktuar ende shërbimet e Robert Lewandowski-t. Vetë klubi katalan lajmëroi para pak minutash se sulmuesi polak ka pësuar një tërheqje gjatë ndeshjes të humbur përballë Almeria-s dhe se nuk do të jetë prezent në takimin e ditës të enjte, të vlefshëm për Kupën e Mbretit (katalanasit sfidojnë rivalët e përjetshëm, Real Madrid-in).

Ky është një problem i madh për Xavi Hernández-in pasi në vigjilje të një takimi të madh humb shërbimet e “farit” të skuadrës. Problem i madh për trajnerin do të jetë edhe gjetja e zgjidhjeve të reja në sulm pasi përveç polakut do të mungojnë edhe lojtarë si Pedri dhe Dembélé.

Lewandowski këtë sezon ka shënuar plot 25 gola për Barçën. Ai në kampionat është lideri i golashënuesve me 15 të tillë. Në lidhje me efektshmërinë e polakut në sulm, mediat kanë zbuluar se duke shënuar 25 gola në këtë sezon ai ka aktivizuar një nga bonuset (në total 5 milionë euro) që ishin në kontratë mes Batern-it dhe Barçës. Tani klubi katalan është i detyruar të paguajë klubin bavarez me 1.25 milionë euro. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme