Denaj me zyrtarin francez: Fokus në bujqësi, ekonomi të gjelbër dhe integrim europian

Shqipëria dhe Franca kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e mundësive të reja për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim drejtorin rajonal të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Arnaud Dauphin dhe ekipin e tij.
“Gjatë bisedës u ndalëm në përballimin e ndryshimeve klimatike, me theks të veçantë në rehabilitimin e rrjetit të kanaleve ujitëse dhe stacioneve të pompimit.
Ndërsa u ndalëm edhe tek ekonomia e gjelbër si dhe mbështetja konkrete për përmbushjen e standardeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Denaj.
Ministrja vlerësoi se bashkëpunimi me Agjencinë Franceze të Zhvillimit mbetet thelbësor për realizimin e këtyre objektivave.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




