Dendias dhe Osmani diskutojnë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, u takua me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një vizitë në Athinë.
”Diskutimet e tyre u përqëndruan në çështje bilaterale, duke adresuar efektet e pandemisë dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, sipas një postimi të Ministrisë së Jashtme greke në Twitter.
Pas takimit të tyre, të dy ministrat e Jashtëm do të nënshkruajnë tre memorandume bashkëpunimi.
Ato mbulojnë fushat e arsimit diplomatik, mbrojtjes civile, si dhe një tjetër midis ”Enterprise Greece” dhe organizatës përkatëse të Maqedonisë së Veriut, ”Invest North Macedonia”./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




