Dënimi i Belerit, Beqiri: Gjykatës nuk ia bëri syri terr nga politika, qoftë edhe nga ajo greke

Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg Fredi Belerin pasi u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje, ndërsa për avokatin Idajet Beqiri, procesi gjyqësor i ndjekur ishte i rregullt.
Në emisionin “3D” në RTSH të Alban Dudushit, ai vlerësoi punën e GJKKO dhe SPAK, teksa tha se nuk u zmbrapsën pavarësisht presionit politik në vend, apo nga pala greke.
“Ishte një proces i rregull ligjor, një gjyq ku Gjykata nuk ja bëri terr syri nga politika, qoftë ajo e brendshme, apo qoftë ajo greke sepse kemi patur edhe raste të tjera në Shqipëri, por ku ka patur persona të këtij niveli, gjithmonë gjykata tona janë thyer, madje edhe për krime shumë më të rënda siç ishin ngjarjet në Peshkëpi. Këtë radhë ne pamë se Gjykata, posaçërisht edhe SPAK, treguan se ishin në nivelin e duhur, vunë ligjin në radhë të parë. Kemi të bëjmë me një vendim që bazohet në prova sepse në mënyrë indirekte edhe avokatët e Belerit e pranuan fajësinë sepse i pranuan provat”, tha Beqiri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




