Denoncimi ndaj pedagogut, protestuesja: Do vijojmë protestën, 27 studente e akuzojnë për ngacmim seksual

Vijon protesta e studenteve të Fakultetit të Mjekësisë kundër pedagogut të Fakultetit të Mjekësisë. Një prej protestuesve, Blenda Asllani në një lidhje Skype me emisionin “Jetë Shqiptare” deklaroi se protesta e tyre do të vijojë, pasi Këshilli i Etikës nuk ka marrë ende vendim për përjashtimin e pedagogut të denoncuar për ngacmim seksual nga 27 studente.
“Po mbahet mbledhja e Këshillit të Etikës. Meqë vendimi nuk po merret, ne kemi vendosur të përdorim këto forma të protestës. Pas meje janë dhe forcat e shtuara të rendit.
Për të dytën herë pedagogu ka dalë para mediave dhe ka folur.
Mbledhja ka përfunduar pa asnjë vendim dhe kjo ka ngjallur revoltë për të kërkuar vendim të drejtë. Besojmë se kërkesat tona janë të bazuara për të kërkuar hapësira të sigurta për vajzat dhe gratë në universitetin e Prishtinës.
Këto hapësira na cenohen për aq kohë sa Këshilli i Etikës nuk e përjashton profesorin e denoncuar 27 herë për ngacmim seksual”, u shpreh Hasani.
Kjo e fundit akuzoi Këshillin e Etikës si jo të drejtë dhe jo funksional.
“Këshilli i Etikës ka histori me trajtim joserioz të rastit. Nuk është rasti i parë që nuk e trajton me joserioz.
Janë jo profesional dhe jo funksional. Duhet që rasti të bëhet shumë mediatik që të marrin një vendim”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




