Deputetja Mimi Kodheli, zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zgjidhet zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Zonja Kodheli bëhet e para shqiptare në një një pozicion të tillë, të një organizate ndërkombëtare si NATO.
“Sot, në Seancën e saj Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asableja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) zonjën Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.Zonja Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene NATO, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




