Dështon mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore,  Gjiknuri: Opozita, sjellje absurde

Politikë | 3 vite më parë

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka shprehur keqardhjen për mos zhvillimin e mbledhjes së sotme, për shkak të bllokimit të bërë nga opozita.

Gjiknuri u shpreh se sjellja e opozitës është absurde dhe se reforma zgjedhore më së pari është në interesin e tyre.

“Sot kishim  një seancë dëgjimore me të gjitha organizatat joqeveroitare që janë angazhuar ndër vite në zgjedhje, kanë bërë rekomandimet e tyre për  përmirësime  në Kodin Zgjedhor dhe kanë qenë aktorë të tretë shumë të angazhuar në procesin e reformës zgjedhore. Skenat i patë, kësaj radhe e bënë të pamundur hapjen e  një mbledhje, por mundësinë për t’u shprehur të gjitha organizatat e inetresuar për çështjet zgjedhore, Një pjesë e opozitës, Rithemelimi, bllokuan hyrjen, e bën të pamundur zhvillimin e  zgjedhjes dhe me këto kushte po pengojnë ecurinë e reformës zgjedhore. Do njoftojmë mbledhje tjetër me të gjitha aktorët por do gjejmë  mënyrat e duhura për ta bërë atë. Zgjidhja online mund të jetë zgjidhja e duhur.

Të dy opozitat nuk po bëhen aktive për ta çuar para këtë proces. Aty janë vetëm anëtarët e mazhorancës. Fatkeqësisht dhe absurditet. Mazhoranca është komode edhe me këtë Kod Zgjedhor. Ai ligj ne na ka dhënë disa zgjedhje demokratike”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme