Dështon sërish seanca në GJKKO, Balla paralajmëron Berishën: Është koha të mbash përgjegjësi

“Koha kur mund të vjellësh vrer dhe të hedhësh baltë, ka përfunduar”. Kështu ka deklaruar kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla pas dështimit të seancës në GJKKO, në lidhje me padinë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe zëdhënëses së PD-së së Rithemelimit, Floriana Garo.
Seanca e sotme në GJKKO nuk është zhvilluar, pasi sikurse deklaroi Balla para mediave, mungonin avokatët e Berishës dhe Garos. Teksa shprehu bindjen se do të fitojë gjyqin ndaj tyre, Balla theksoi se “është koha për të mbajtur përgjegjësi për cdo gjë që thua”.
“Unë kam fituar me Bashën, do fitoj edhe me Berishën. Koha mur mund të vjellësh vrer dhe hedhësh baltë ka përfunduar”, tha Balla.
Kujtojmë se kreu i grupit parlamentar socialist e ka paditur Berishën pas akuzave të artikuluara nga ky i fundit, se Balla është porositësi i vrasjes së avokatit Ravik Gurra.
Më 3 mars ishte seanca e dytë për padinë e ngritur nga Balla dhe kreu i PD-së së Rithemelimit, sërish nuk u paraqit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




