“Deti blu” – Qeveria, 75 milionë euro kredi nga BERZH për trajtimin e ujërave

Politikë | 3 vite më parë

Qeveria ka miratuar marrëveshje kredie me BERZH prej 75 milionë eurosh për investim në sistemin e pastrimit e pajisjeve të impianteve ë trajtimit të ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës.

Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, e cila sqaroi se janë 8 bashki që do të jenë pjesë e këtij projekti i quajtur “deti blu”

“Miratuam një marrëveshje shumë të rëndësishme kredie me Bankën ndërkombëtare për zhvillim dhe rindërtim prej 75 milionë eurosh për të investuar gjithë sistemin e pastrimit dhe pajisjeve e impianteve të  trajtimit të ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga uji i Vjosës.

Punë e gjatë që kurorëzohet sot, negociatë shumë e gjatë, përgatitje teknike e studimore. Terreni është i vështirë. 480 km vijë lumore në një sipërfaqe zonë të mbrojtur prej 12 mijë hektarësh. Sot për shkak të aktivitetit njerëzor, ujërat e ndotura derdhen ne lumin e Vjosës. Ka një emër karakteristik kjo marrëveshje, që është “Deti Blu”, pra është ekonomia blu.

Investim që do menaxhohet nga Ministria e Turizmit në bashkëpunim me AKUK, që do jetë dhe agjencia zbatuese e këtij projekti. 8 bashki do jenë pjesë e projektit.

Pas miratimit të marrëveshjes sot dhe ratifikimit në parlament shumë shpejt, do nisë punë për ekzekutimin e projekt që do marrë disa vite”, tha Kumbaro.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme