Dezinformimi në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndahen 4 çmime për gazetarinë cilësore

Lajmet e rreme dhe keqinformimi popullatës ka patur një rritje të ndjeshme në rajon duke e cilësuar si një shqetësim. Organizata “Faktoje” ka organizuar konferencën e vërtetimit të fakteve, ku 6 organizata nga Ballkani Perëndimor kanë prezantuar gjetjet për burimin e dezinformimit në rajon.
Shefi i seksionit politik në delegacionin e Bashkimit Europian, Alexis Hupin u shpreh se BE po e mbeshtet luftën ndaj dezinformimit, por një rol kyç në parandalimin e saj luan shoqëria civile dhe media.
Drejtoresha e Platformës “Faktoje”, Klodiana Kapo, sqaroi se në Shqipëri mediat online janë burimi kryesor i keq informimit dhe kjo ndodh për shkak të titujve bombastik dhe rritjes së numrit të klikimeve.
Për të dytin vit radhazi, organizata “Faktoje” ka ndarë dhe 4 çmimet “Fatos Baxhaku“ të cilat inkurajojnë gazetarinë profesionale të bazuar në fakte.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




