Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin për ndihmë. Falënderon Izraeli

Botë | 3 vite më parë

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi Aktin e Ndarjeve Suplementare të Sigurisë së Izraelit me një votim 366-58.

Menjëherë ka reaguar ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz duke falënderuar Dhomën e SHBA për miratimin e kësaj pakete ndihmëse për Izraelin.   Duke thënë se ai shpreson se ajo do të kalojë së shpejti në Senatin amerikan “me mbështetje të fortë dypartiake

Paketa miratuar parashikon, 26.4 miliardë dollarë për të ndihmuar Izraelin.

4 miliardë dollarë për sistemet e mbrojtjes raketore Iron Dome dhe David’s Sling

1.2 miliardë dollarë për sistemin e mbrojtjes Iron Beam

4.4 miliardë dollarë për të rimbushur artikujt dhe shërbimet e mbrojtjes që i ofrohen Izraelit

3.5 miliardë dollarë për prokurimin e sistemeve të avancuara të armëve dhe artikujve të tjerë përmes Programit të Financimit Ushtarak të Jashtëm

9.2 miliardë dollarë ndihmë humanitare – duke përfshirë ushqimin e urgjencës, strehimin dhe shërbimet bazë – për popullatat që vuajnë nga krizat

“Votimi për paketën e ndihmës për Izraelin me një mbështetje dërrmuese dypartiake dëshmon lidhjet e forta dhe partneritetin strategjik midis Izraelit dhe SHBA-së dhe dërgon një mesazh të fortë për armiqtë tanë.” shkruan në X, Katz.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme