Dhuna, duhani, alkooli e droga – Policia fushatë sensibilizuese me nxënësit për sigurinë në shkolla

Sociale | 3 vite më parë

Dhjetëra ndihmës specialistë për edukimin e të rinjve në shkolla, në seksionin e Policimit në Komunitet në Komisariatet e Policisë në Tiranë çdo ditë janë pjesë e institucioneve arsimore parauniversitare.

Përmes një plani të mirëhartuar, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, kanë nisur një fushatë ndërgjegjësuese për rritje e parametrave të sigurisë në shkolla.

Në nismën e tyre, e cila është pjesë e punës që Ministria e Brendshme ka nisur që në muajin shtator për zbatimi e “Paketës së Sigurisë”, efektivët blu kanë gjetur edhe bashkëpunimi e nxënësve, të cilët Radio Televizioni Shqiptar i ndoqi në një orë të hapur, aty ku dhanë edhe opinionet e tyre për dhunën, alkoolin dhe duhanin.

Programi “Siguria e të rinjve” përfshin punë në terren me nxënësit për temat “Bullizmi”, “Siguria Rrugore”, “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”.

Gazetare: Flutura Tota 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme