Dhuna në Bregun Perëndimor/ DASH, sanksione ndaj izraelitëve: Bllokim të aseteve financiare

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur raundin e parë të sanksioneve sipas urdhrit të ri ekzekutiv ndaj të gjithë atyre që kryejnë dhunë në Bregun Perëndimor.
Sanksionet e reja parashikojnë bllokimin e aseteve të tyre financiare dhe i ndalojnë ata të hyjnë në SHBA.
Në objektivin e sanksioneve janë vendosur katër shtetas izraelitë.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Shtetit Antony Blinken theksoi se “Izraeli duhet të bëjë më shumë për të ndaluar dhunën kundër civilëve në Bregun Perëndimor dhe të dënojë përgjegjësit”
Departamenti i Shtetit shpjegoi se urdhri ekzekutiv i Bidenit fokusohet në katër persona të akuzuar për ushtrim të drejtpërdrejtë të dhunës ose frikësimit në Bregun Perëndimor, duke përfshirë njerëz të akuzuar për fillimin dhe udhëheqjen e trazirave; djegien e ndërtesave, arave dhe automjeteve; sulmi ndaj civilëve; dhe dëmtimi i pronës. Katër personat e përmendur janë David Chai Chasdai, Einan Tanjil, Shalom Zicherman dhe Yinon Levi.
Urdhri do të bllokojë pronat dhe transaksionet financiare të individëve në Shtetet e Bashkuara dhe do t’i ndalojë amerikanët të financojnë ose të kontribuojnë me para për ta.
Presidenti Joe Biden është përballur me reagime nga pjesët kryesore të koalicionit të tij politik për mbështetjen e tij të Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit në Gaza.
Ndonëse urdhri nuk pritet të trajtojë situatën në Gaza, ai do të shënojë një nga veprimet më domethënëse që ai ka ndërmarrë për të kritikuar Izraelin që nga fillimi i luftës dhe mund të jetë sinjal nga Biden ndaj votuesve myslimanë dhe arabo-amerikanë.
500 mijë kolonë hebrenj jetojnë aktualisht në Bregun Perëndimor, duke shkelur tokën që palestinezët, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, e shohin si territor për një shtet të ardhshëm palestinez.
Ndërsa zonat përreth këtyre vendbanimeve kanë qenë gjithmonë të prirura ndaj dhunës, situata është përkeqësuar muajt e fundit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




