Dhuna në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, arrestohet një person

Aktualitet | 3 vite më parë

Një person është arrestuar këtë të shtunë (27 prill) pas dhunës në protestën e djeshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia e Tiranës bën me dije se në pranga ka rënë 31-vjeçari me iniciale M.H., banues në Laç. Ai akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu po hetohet në gjendje të lirë personi me inicialet Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Protesta e djeshme e opozitës u shoqërua me akte dhune, ku protestuesit hodhën molotovë drejt godinës së Bashkisë, ndërsa tentuan të çajnë edhe kordonin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme