Dhunë në familje dhe posedim kokaine, Policia e Tiranës arreston dy persona

Aktualitet | 3 vite më parë

Dy persona janë vënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se ka arrestuar një 32-vjeçar pasi gjatë kontrolli fizik iu gjet një sasi kokaine.

Po ashtu, në pranga ra dhe një 50-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin J. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës të tij”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme