Dialogu Prishtinë-Beograd/ Osmani takohet në Londër me emisarin britanik

Kosovë | 3 vite më parë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar në Londër me të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Osmani bën me dije se në takimin me Peach kanë diskutuar zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë, integrimin euroatlantik të saj dhe dialogun Prishtinë-Beograd.

Po ashtu, në fokus të takimit mes tyre ishte dhe domosdoshmëria për forcimin e bashkëpunimit mes Kovovës dhe Britanisë.

“Ndërsa isha në Londër, u takova gjithashtu me të Dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për BB Lord Peach. Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe”, shkruan Osmani.

 Kjo e fundit zhvilloi një vizitë në Londër në kuadër të ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Charles III.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme