Dibër/ Gjendet i mbytur në liqen një 13-vjeçar

Aktualitet | 3 vite më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 13-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e fshatit Shumbat. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se humbjen e 13-vjeçarit e kishte kallëzuar xhaxhai i tij, ndërsa pas 2 orësh kërkime, trupi i të miturit u gjet i pajetë në liqen.

Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme