Digjen ullishtet dhe vreshtat, për të dytën ditë radhazi ka rënë zjarr në Golem të Lushnjës

Sociale | 3 vite më parë

Në Golem të Lushnjës një zjarr në kodrat e zonës, shkrumboi sipërfaqe të tëra me vreshta dhe ullishte.

Zjarri ka dëmtuar gjithashtu edhe tubacionet e ujit që fermerët kishin investuar për ujitje, si dhe rrjeti elektrik që mundësonte vënien në punë të pompave të ujit.

Zona e Golemit u përfshi nga zjarri për të dytën ditë radhazi, këtë të shtunë, duke djegur sipërfaqe të tëra.

Edmond Tabaku, fermer i zonës mundohet që me kova me ujë të shuajë zjarrin që i ka djegur  gjithë investimin e tij.

Zjarrfikësit të shoqëruar edhe nga policia e Shtetit kanë shkuar për të shuar zjarrin. Dy ditë më parë në këtë zonë u dogjën vreshta e ullinj dhe sipërfaqe me shkurre të ulëta.

Të shtunën zjarri përfshiu tokat, pas  vjeljes së prodhimeve bujqësore. Policia e Lushnjës ka proceduar dy persona, të dyshuar si autorë të zjarrvënës dhe djegies së ullishtes dhe tokave bujqësore në Golem.

Gazetare: T. Shamku

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme