Diplomati rus: Ndihma amerikane për Ukrainën, përshpejton mundësinë e “përplasjes së drejtpërdrejtë ushtarake”

Botë | 4 vite më parë

Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën, po përshpejton mundësinë e një “përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake” midis Rusisë dhe NATO-s. Deklarata u bë sot nga një diplomat rus.

“SHBA vazhdon të dërgojë më shumë armë në Ukrainë, duke lehtësuar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të luftëtarëve dhe këshilltarëve të saj në konflikt,” tha Konstantin Vorontsov, kreu i delegacionit rus në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Çarmatimin.

“Kjo jo vetëm që zgjat luftimet, por e afron situatën në një vijë të rrezikshme, të një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake midis Rusisë dhe NATO-s”,- shtoi ai.

Komentet e diplomatit vijnë pasi SHBA njoftoi një ndihmë shtesë prej 625 milionë dollarësh për Ukrainën. Në një deklaratë të bërë sot, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmendi forcat ukrainase se janë duke përdorur në mënyrë efektive mbështetjen e SHBA-së për të çuar përpara “kundër-sulmimin e tyre të suksesshëm për të rimarrë tokat e tyre të konfiskuara ilegalisht nga Rusia”. CNN

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme