Dita Botërore e Refugjatëve, Ambasada e SHBA-ve : Krenare të mbështesë OJQ-në Shërbimi për Refugjatët dhe emigrantët në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për Ditën Botërore të Refugjatëve me një postim në rrjetet sociale.
Sipas postimit dita ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara është për të nderuar forcën dhe guximin e njerëzve që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar konfliktit ose persekutimit. “Ambasada e SHBA-së është krenare të mbështesë OJQ-në Shërbimi për Refugjatët dhe emigrantët në SHqipëri” shkruhet në postim.
“Nëpërmjet programeve të veçanta si gjuha shqipe, trajnimi për punë dhe kurset për ngarjen e makinës, kjo organizatë ndihmon refugjatët në Shqipëri të integrohen më mirë, të arrijnë pavarësinë dhe të kontribuojnë në komunitetet e tyre pritëse”.
Deklarata vjen ndërsa të martën u regjistruan trazira në Kampin e refugjatëve politikë iranianë në Manzë. pasi policia shqiptare ndërmori kontrolle në ambientet dhe zyrat e MEK në këtë kamp.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




