Dita e Çlirimit të Kosovës, Rama: Duhet të dalë nga qorrsokaku me dialog dhe miq të mirë

Në 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës, kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin se kjo është dita për të reflektuar thellë dhe për t’a adresuar Prishtinën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët.
Sipas kreut të qeverisë, Kosova duhet të dalë nga situata ku ndodhet me dialog, ide konkrete dhe miq të mirë.
“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq mirë në ditët më të keqe, s’do kishte si Republika e Kosovës, si liri e. demokracia për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!
Prandaj bash sot është për të reflektuar thellë e për ta adresuar Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë nga qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve”, shkruan Rama në rrjetin social Tëitter, duke iu referuar situatës në veri, dhe zgjedhjes së kryetarëve të komunave që pasoi me protesta dhe tensione.
Sot, Kosova feston Ditën e Çirimit dhe vendosjes së trupave të NATO-s duke i dhënë fund luftës mes UÇK-së dhe forcave serbe.
Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor në 1999 ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




