Dita e Epifanisë: Putini sfidon të ftohtin, zhytet në ujin e akullt

Botë | 3 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin sfidoi të ftohtin dhe u zhyt në ujin e akullt, për të festuar ditën e Epifanisë, një festë e njohur për rusët pas Krishtlindjeve dhe Pashkëve.

Pavarësisht se temperatura në Moskë ishte minus 11 gradë Celsius, ai hyri në ujë. Sipas traditës ruse, në këtë ditë, besimtarët e të gjitha moshave u zhytën tri herë në ujë për të festuar ditën e shënuar për Kishën Ortodokse.

Rusia ndjek Kalendarin e Vjetër, prandaj këtë vit e festoi Epifaninë më 19 janar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme