Dita e sotme me vranësira dhe diell. Temperaturat deri në 29 gradë

Ajri i nxehtë Afrikan po avancon drejt Europës juglindore ku presim temperatura të larta në territorin e Shqipërisë mbi normën e muajit.
E Mërkurë, 27 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira me reshje shiu me stuhi në orët e para të mëngjesit, gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/22°C
– Zonat e ulëta 12/28°C
– Zonat bregdetare 13/29°C
Kosovë
Kosova për dt. 27 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C –7°C në mëngjes deri në 14°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte, 28 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira me reshje shiu me stuhi . Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 7/15°C
– Zonat e ulëta 10/19°C
– Zonat bregdetare 12/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




