Dita e Tokës, Begaj: Bashkë kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër!

Aktualitet | 3 vite më parë

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, presidenti Bajram Begaj përcolli një mesazh për të nxitur qytetarët të përkujdesen për mjedisin ku jetojnë.

Me një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit bëri thirrje të mos qëndrojë askush indiferent përballë emergjencës së ndryshimeve klimatike.

“Çdo hap i vogël drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, është një hap i madh për shëndetin e planetit tonë. Bashkë kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër!” shkroi presidenti Begaj në Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme