Dita e “Topit të Artë 2026”, kurorëzohet sot në Londër pasuesi i Dembele

Futboll Bota | 54 minuta më parë

Për herë të parë ceremonia (ora 21:00) nuk zhvillohet në Paris. Kane duket favorit ndaj Yamal, ndërsa Mbappe shpreson.

Edicioni i 70-të i “Topit të Artë” vjen ndryshe: selia për herë të parë në histori nuk është Parisi, por Londra. Ceremonia e sotme është transferuar në “London Palladium Theatre”. Ky ndryshim ka një vlerë simbolike: për këtë 70-vjetor trofeu shkon në vendin e Stanley Matthews, anglezit që ka fituar edicionin e parë në 1956-ën.

Eventi do të prezantohet nga Thierry Henry dhe Kate Scott, me të ftuarit që do të mbërrijnë rreth orës 19:00.

Kush janë kandidatët? Lista zyrtare është komunikuar nga “France Football” dhe si gjithmonë, janë 30 kandidatë për “Topin e Artë” për meshkuj.

Kjo është lista e plotë: Jude Bellingham, Pau Cubarsì, Ousmane Dembelè, Marc Cucurella, Luis Diaz, Bruno Fernandes, Gabriel Magalhaes, Erling Haaland, Harry Kane, Achraf Hakimi, Khvicha Kvaratskhelia, Lamine Yamal, Sadio Manè, Marquinhos, Lautaro Martinez, Kylian Mbappè, Nuno Mendes, Lionel Messi, Joao Neves, Michael Olise, Willian Pacho, Julian Quinones, Declan Rice, Rodri Hernandez, Fabian Ruiz, Ferran Torres, William Saliba, Dayot Upamecano, Vinicius Junior, Vitinha.

Favoritët? Ka një garë shumë të ekuilibruar dhe nuk një favorit absolut: Rodri (Botërori i fituar me Spanjën dhe lojtari i turneut); Lamine Yamal (kampion bote me Spanjën dhe fitues i La Liga); Fabian Ruiz (Botëror, Champions League dhe Ligue 1); Khvicha Kvaratskhelia (Champions League dhe Ligue 1 si protagonist absolut); Harry Kane (Bundesliga) dhe Kylian Mbappé e natyrisht Lionel Messi që udhëhoqi Argjentinën në finalen e dutë radhazi në Botëror.

Rregullorja dhe si votohet

Çmimi i referohet paraqitjes së gjithë sezonit sportiv 2025/26 (përfshirë Botërorin). Juria përbëhet nga gazetarë të specializuar: një përfaqësues për secilin nga 100 vendet e para të renditjes së FIFA-s për meshkuj dhe një përfaqësues për secilin nga 50 vendet e para të renditjes së FIFA-s për femra.

Çdo votues zgjedh 10 emra në listën prej 30 kandidatësh, duke dhënë sipas radhës 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Lojtari që grumbullon më shumë pikë, fiton trofeun.

PërveÇ “Topot të Artë” për meshkuj e femra, jepen edhe disa çmime të tjera. Trofeu “Kopa” jepet për të riun më të mirë, trofeu “Yashin” për portierin më të mirë, trofeu “Gerd Müller” për shënuesit më të mirë, trofeo “Johan Cruyff” për trajnerët më të mirë, çmimi “klubi i vitit” për skuadrën më të mirë për meshkuj e femra dhe çmimi “Sócrates” për impenjimin në iniciativa sociale dhe humanitare.

Për çmimin “klubi i vitit” kandidatë janë 5 skuadra: PSG, Arsenal, Bayern Munchen, Bodo Glimt dhe Flamengo.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme