Zgjedhjet në Serbi- Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Arritje historike! Rezultati zgjedhor, dëshmi e fuqisë së bashkimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur rezultatin e arritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke e cilësuar atë si një arritje historike për përfaqësimin e tyre politik.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai u ka përcjellë urimet e tij shqiptarëve të Luginës, duke vlerësuar bashkimin në një koalicion të vetëm, i cili u ka mundësuar fitimin e dy mandateve parlamentare, ndërsa një mandat i tretë mbetet i mundshëm.
“Arritje historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës! Miq, Një urim të përzemërt, në emër të Partisë Demokratike, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Republikën e Serbisë. Pas bashkimit në një koalicion të vetëm, ata fituan dy mandate parlamentare, ndërsa edhe një mandat i tretë mbetet i mundshëm. Ky rezultat është një dëshmi e rëndësishme e fuqisë së bashkimit dhe e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Urime dhe suksese!”, thotë Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




