Dita e Verës, turi çiklistik çel aktivitetin e festimeve në Elbasan

Këngë, valle, hare dhe lule, Elbasani mirëpret në këtë mënyrë çiklistët në Kupën e Ditës së Verës, e cila është pjesë e aktiviteteve për atë që do të kulmojë më 14 mars. Jo vetëm aktivitete sportive, por dhe kulturore, ndërsa gara çiklistike është gërshetuar me vlerat olimpike, ndërsa nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Elbasanit kanë sjellë flakën olimpike.
Së bashku me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Bashkia e Elbasanit, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar së bashku me Akademinë Olimpike, por edhe klubi shumësportësh verdheblu. Por sa të rëndësishme janë sportet për Bashkinë e Elbasanit dhe çfarë vlere ka kjo garë për klubin shumësportësh verdheblu.
Një garë demonstrative e nxënësve të shkollave 9-vjeçare me çiklistët profesionistëve, të cilëve u prinin nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, kryebashkiaku Gledian Llatja dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku. Biçikleta është pasion si për kryebashkiakun Llatja, ashtu dhe ministren Kushi.
Në mënyrë simbolike Llatja, Kushi dhe Anxhaku kanë mbjellur lulen e tyre e më pas janë premiuar tre nxënësit fitues të shkollave 9-vjeçare, që vinin nga “Ptoleme Xhuvani”. Ata ishin Kristi Muça, Igli Kumbulla dhe Hasan Quku. Për ministren Kushi dhe për presidentin Anxhaku është shumë e rëndësishme që rinia të merret me sport.
12.5 kilometra ishte gara e kadetëve me pesë xhiro në Bulevardin e Elbasanit dhe 25 kilometra e barasvlerëshme me 10 xhiro për të rinj dhe Elitë. Mikail Pali ishte fituesi i garës së kadetëve, Emil Priftaj për të rinj, Lukas Sula Kloppenborg për elitë dhe U-23, si dhe Klea Shehaj për femra, të cilët i kanë marrë trofetë nga një figurë e çiklizmit elbasanas, Sami Kotorri, dhe i futbollit shqiptar, Mihal Gjika. E Anxhaku ka vlerësuar dhe cilësinë e garës, të cilën e pret të jetë më e mirë më 26 mars në Kavajë.
Nuk mund të mungonte komenti i drejtoreshës së Akademisë Olimpike, Enkelejda Çaushi, sipas së cilës ky aktivitet i paraprin asaj që do të ndodhë gjatë vitin me Ditët Olimpike.
Përtej garës, Elbasani në elitën e futbollit dhe të Lojërave me Dorë. Ky është fokusi jo vetëm i Kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, por dhe i kreut të klubit shumësportësh verdheblu, Artin Kovaçi.
Fundi i një trofeu të Ditës së Verës, i gëzuar, për të gjithë që i hap rrugën aktiviteteve të tjera të çiklizmit shqiptar.



/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




