Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke – Simpozium në universitetin “Eqerem Çabej”

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke ishte në fokusin e aktivitetit të zhvilluar nga departamenti i gjuhës dhe kulturës greke në universitetin “Eqerem Çabej”.
Në këtë takim ishin pjesëmarrës përfaqësues të pushtetit qendror, lokal, stafi akademik i universitetit, konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër si dhe arsimtarë të minoritetit etnik grek.
Sipas shefit të këtij departamenti pedagogu Panajot Barka kjo u realizua dhe në kuadër të 40 vjetorit të çeljes së kësaj katedre në universitetin e Gjirokastrës
Ndërkaq ishin te ftuar dy profesorët Katerina Lambi nga universiteti i Janinës dhe Mimoza Kore nga Universiteti i Tiranës të cilat janë shprehur lidhur me urat lidhëse ndërkufitare të kulturave që mbartin dy vendet.
9 shkurti Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke është caktuar në kujtim të poetit kombëtar të Greqisë, Dhionisis Solomos.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



