Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci, Xhaçka: Krenare që sot përbëjnë 57% të shërbimit të jashtëm shqiptar

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar me një mesazh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave në Diplomaci. Në një postim në Facebook, Xhaçka shkruan se gratë dhe vajzat përbëjnë 57% të shërbimit të jashtëm shqiptar.

Sipas Ministres, edhe shumica e misioneve më të rëndësishme shqiptare përfaqësohen nga gra.

“Krenarë që sot gratë e vajzat përbëjnë 57% të shërbimit të jashtëm shqiptar  dhe shumica e misioneve tona më të rëndësishme përfaqësohen nga ambasadore gra.  Duke e bërë më të hapur Shërbimin e Jashtëm, Shqipëria e ka riaktivizuar dhe rigjallëruar atë. Kështu janë dyfishuar talentet në dispozicion të diplomacisë shqiptare dhe është pasuruar”, thotë Xhaçka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme