Dita Ndërkombëtare e Muzeve/ Muzeu Historik i Shkodrës mirëpriti nxënësit e shkollave 9-vjeçare

18 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Muzeve ndërsa për këtë vit motoja zyrtare është “Muzetë, qëndrueshmëria dhe mirëqënia”. Në kuadër të kësaj dite nuk mungojnë as aktivitetet me nxënës të shkollave 9-vjeçare apo atyre të mesme ku Muzeu Historik i Shkodrës organizon në bashkëpunim me ta.
Sot (21 maj) ata mirëpritën nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” me qëllim njohjen më shumë me pasurinë që përmban ky muze.
Shkodra njihet edhe si qyteti i muzeve ndërsa kompleksi i muzeve në Shkodër ka se çfarë të ofrojë për turistët që e vizitojnë atë.
Dita Ndërkombëtare e Muzeve është shpallur e tillë që prej vitit 1977 nga ICOM dhe synimi i saj është rritja e ndërgjegjësimit se “muzetë janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor, pasurimit të kulturave dhe zhvillimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe paqes midis popujve”.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



