Dita nis me diell, por pasditja pritet të sjellë vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Aktualitet | 3 vite më parë

Kjo e diel (20 gusht) parashikohet të jetët nën dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit. Megjithatë, pasditja pritet të sjellë në vend vranësira, që do të jenë më prezentë në zonat malore dhe juglindore. Nuk piten reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C.

Era do të fryjë me një shpejtësi mesatare 1–8m/s, ndërsa në bregdet edhe deri 13m/s.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme