Dita shqiptare në Tokio, Rama: Shpresëplotë për thellimin e marrëdhenieve tregtare mes dy vendeve

Me himnin shqiptar të luajtur në harp ka nisur aktivitetin dita shqiptare në Tokio ku mori pjesë edhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Në këtë takim ishin një pjesë e komunitetin shqiptar në Tokion, përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të Japonisë.
Kreu i qeverisë në fjalën e tij theksoi se sipërmarrja shqiptare ka arritur të sjell produktet edhe në Japoninë e largët dhe Rama theksoi se është shpresëplotë për thellimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Rama u ndal edhe në bashkëpunimin sa i përket sigurisë.
“Ne jemi vend i vogël por me ju ndajmë të njëjtat vlera dhe të njëjtin vision sa i përket lirisë, të ardhmes, të drejtave njerëzore, besim në demokraci dhe të ardhmen. Në këto kohë të dyshimta bashkëpunimi sa i përket sigurisë është i domosdoshëm pasi është një sfidë jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare”, tha Rama.
Delegacioni shqiptar ishte në Japoni në një vizitë disa ditore në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




