Divjakë, Balla: Për Shqipërinë është një dëm i madh që, opozita, drejtohet nga Berisha dhe Meta

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një takimi në Divjakë, deklaroi se kandidati i opozitës që ka mbështetjen e Berishës dhe Metës, nuk ka asgjë për t’i ofruar kësaj zone, jo vetëm si bashki, por edhe si njësi administrative.
Sipas tij, për Shqipërinë është një dëm i madh që opozita të drejtohet nga Berisha dhe Meta, por edhe një fat për PS-në.
“Sot Ilirin e ke çdo ditë në mëngjes tek Saliu. Për ne është fat i madh që si Parti Socialiste kemi këta kundërshtarë, por për Shqipërinë është dëm i madh që, opozita në këtë vend, në vitin 2023, ka për udhëheqës të vet Berishën dhe Metën. E ka pasur Divjakën Saliu, e ka pasur edhe pushtetin qendror. A ka mundësi të çohet njëri dhe të thotë çfarë pune mbahet mend në njësitë e kësaj bashkie kur këtë vend e qeveriste Sali Berisha?”- u shpreh Balla.
Sipas tij, ka ende shumë punë për të bërë në Divjakë, ndaj është i rëndësishëm edhe një mandat tjetër për PS-në dhe Edi Ramën.
“Nuk është më bujqësia në Divjakë, ajo që ishte në 2013. Kjo është falë qeverisë së Edi Ramës. Për bujqësinë duhet të kishim bërë edhe më shumë punë, më shumë për institucionet, duhet të kishim bërë më shumë për mbështetjen e drejtëpërdrejt për investimet në infrastrukurën bujqësore, por mos harroni qeveria është si një familje e kësaj familjes tonë më 4 vitet e fundit i kanë ndodhur sfidat më të mëdhaja që mund ti ndodhin këtij kombi në 100 vjet.”- theksoi Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




